Këlliçi paralajmëron zhvillime të reja për aferën e inceneratorëve

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 21:38 | Politikë

Këlliçi paralajmëron zhvillime të reja për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar zhvillime të tjera sa i përket skandalit të inceneratorëve. Në një intervistë me Merita Haklaj në A2 CNN, Këlliçi bëri me dije se ka depozituar në SPAK një dosje të re, me mbi 600 faqe që ka detaje specifike se si kjo kompani, për inceneratorin e Tiranës ka mashtruar që në fillimet e saj. Ndërkohë, ka njoftuar se një tjetër dosje me mbi 1000 faqe, që përfshinë kontrata, llogari bankare dhe jo vetëm, do të dorëzohet në ditët në vijim.

“Në emër të grupit të ekspertëve, kam depozituar një dosje 635 faqe me detaje specifike se si në atë dosje faktohet që kontrata fillestare dhe letra e porosisë dhe çfarë ka depozituar kompania fillimisht ka qenë mashtrim dhe është një dëm që ndodh çdo ditë.  Po ta garantoj që ia kemi bërë punën edhe më të lehtë SPAK, duke ia nënvizuar dhe shkeljet, i kemi depozituar dhe do depozitoj dhe 1000 e sa faqe, kontrata, llogari bankare, aferë që ka nisur në Elbasan, ka shkuar në Fier ka vijuar në Tiranë, shkon në Zimbabve, në Zvicër, në Milano, në Vjenë ku ndodhet Mirel Mërtiri, dhe kemi të bëjmë me aferën e shekullit dhe kjo vjedhje nuk mund të bëhet me disa zyrtarë në bashki, është vetë kryeministri, që ndërroi strategjinë mjedisore nga landfilli te incenerimi”, u shpreh Këlliçi në A2 CNN.

“SPAK ka dështuar me inceneratorët”

Belind Këlliçi thotë se për sa kohë SPAK nuk ka vënë nën hetim Edi Ramën dhe Erion Veliajn, është tregues se ky institucion i ri i drejtësisë ka dështuar.

“SPAK është dështim te inceneratorët, Alqi Bllako, Arben Ahmetaj, janë të papërfillshëm në raport me arkitekt, pronarët dhe përfituesit real, 17 qeverie brenda ditën , nuk i kalon asnjëri, që të vidhen 430 mln euro, nuk i vjedh dot një deputeti, janë të përfshirë Rama dhe Veliaj, nuk ka mundësi që për të njëjtën shkresë, SPAK, vepron me regji, ka dështuar”, u shpreh Këlliçi.

“Pas zgjedhjeve jam marrë me inceneratorët”

Ai ka zbuluar se pasi humbi mandatin e deputetit për shkak të kandidimit për kryetar Bashkie, tashmë vëmendja e tij është përqendruar inceneratorët, që e quan si “afera e shekullit”.

“Një nga punët që jam marrë pasi kam humbur zgjedhjet, në interesin tim është që të bëhet transparencë për këtë aferë”, u shpreh ai.

“Parlamenti ka humbur funksionin e tij”

Tashmë, në rolin e një vëzhguesi të jashtëm, ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka mbështetur aksionin e opozitës, duke thënë se parlamenti ka humbur funksionin e tij. Ai është shprehur se kaosi, flakadanët, karriget, janë pasoja e veprimeve të mazhorancës që nuk e përfill më opozitën.

“Ajo që po ndodh është se parlamenti ka humbur çdo funksion të tij, mjafton të marrësh për bazë atë ç’ka ndodhi muajin e kaluar që shërbeu si pikënisje për konfliktin, kur e gjithë vëmendja ka qenë te ajo ndeshje, befas në atë seancë parlamentare, kryetarja e Kuvendit caktoi se kë njihte ajo për kryetar të grupit të PD dhe jo kë donim deputet, ajo caktoi kryetarin e Komisionit të Komisionit të reformën zgjedhore, dhe pastaj rrëzimi i 3 komisioneve parlamentare , ky moment shërbeu si pika që e derdhi kupën, dhe njoftoi aksionin parlamentar, ka qenë fillimisht Berisha pastaj dhe Bardhi dhe që e kanë bërë të qartë që për aq kohë sa opozitës nuk i njihet asnjë e drejtë, atëherë është e kotë që të shkosh dhe të bësh fasadën”, përfundoi Këlliçi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos