Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë nuk mund të zbatohet pa miratimin edhe të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Kështu deklaroi Sali Berisha duke shtuar se edhe më parë për marrëveshje të tilla është vepruar njësoj.
“Është një çështje vërtetë serioze. Është absolutisht një bllof i Edi Ramës. Unë ju rekomandoj të lexoni ligjin e marrëveshjeve, kapitullin e plotfuqisë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas rrëzimit të marrëveshjes së detit me Greqinë, të cilën edhe sot e mbroj, dhe që u rrëzua kryesisht se nuk ishte marrë plotfuqia e presidentit të Republikës dhe në mënyrë absolute ligji nuk e kërkonte këtë, por me vetëkuptim, unë them se ishte e drejtë. Nuk mund të them se në këto marrëveshje mund të përjashtohej presidenti. Janë marrëveshje që kanë të bëjnë me territorin dhe sovranitetin. Qeveria është përfaqësuese, por më suprem është presidenti. Se çfarë është sovraniteti, territori, shteti. Në shtetin është më lart presidenti. Çfarë u vendos pastaj. Nga vetë Edi Rama u vendos që në të tilla raste, kur kemi të bëjmë me territorialitet delegacionin e negociatave e ngre presidenti i Republikës. Plotfuqinë delegacionit ja jep presidenti. Ligji i mëparshëm nuk e kishte. Ligji i mëparshëm e kishte të dy, autorizon presidentin, autorizon kryeministrin. Jo. Presidenti i Republikës, firmosjen e dokumentit, plotfuqinë për firmosjen e dokumentit, ose e firmos vetë presidenti, ose i jep plotfuqinë, kryeministrit ose ministrit të Jashtëm, njëlloj. Edi Rama ka shkelur me të dy këmbët ligjin, por edhe frymën e kushtetutës. Ky ligj i hartuar mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë. Edi Rama e ka shmangur totalisht Presidentin e Republikës dhe nuk mund ta shmangë kurrë. Kjo çështje primarisht dhe nuk ka vlerë, veç se në këtë formë që them unë”, tha Berisha. (A2 Televizion)