Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Ndezën tymuese në Kuvend, grupi i PS kërkon masë disiplinore ndaj 3 deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 13:51 | Politikë

Ndezën tymuese në Kuvend, grupi i PS kërkon masë disiplinore

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka drejtuar një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, pas ndezjes së tymueseve gjatë seancës plenare të një dite më parë. Në të kërkohet marrja e masës disiplinore ndaj 3 deputetëve të opozitës dhe konkretisht Saimir Korreshit, Elda Hotit dhe Lindita Metaliajt.

“Situata e përsëritur nga deputetët e opozitës në çdo fillim seance, duke penguar zhvillimin e rregullt të saj, është bërë e patolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën e datës 9 nëntor 2023, duke larguar karriget dhe duke i vënë si barrikada, është në kundërshtim me rregulloren e kuvendit dhe kodin e sjelljes. Situata në sallën e Kuvendit u përkeqësua edhe më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e deputeteve Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës”, thuhet në kërkesën e socialistëve.

Ata kërkojnë mbledhjen e sekretariatit, votimet dhe etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

Debat - nga Alba Alishani