Berisha: Rama paraqiti draftin e Vuçiçit, Mitrovica e Veriut tani si çdo pjesë e territorit të Kosovës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 13:18 | Politikë

Berisha: Rama paraqiti draftin e Vuçiçit, Mitrovica e Veriut tani

Drafti për Asociacionin, i paraqitur nga kryeministri Edi Rama, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas Sali Berishës, është i Vuçiçit.

Në takimin e përjavshëm më gazetarët, kreu i grupit të “Rithemelimit” tregoi se pas takimit në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti mori draftin, e pranoi pa kushte.

“Dhe Aleksandër Vuçiç u detyrua t’u thotë serbëve se kësaj herë, Albini korri një fitore të shkurtër, një javë më mbrapa, Edi Rama për të ndihmuar Aleksandër Vuçiç, shpërthen në mediat e tij dhe kudo, se ai draft që u mor në Bruksel, është drafti i Edi Ramës. Kishte vetëm një qëllim, që Aleksandër Vuçiç të lehtësohej në refuzimin e tij, të thoshte që unë një draft të Tiranës nuk e pranoj, është i Tiranës, normale. Nuk ka serb që do ta mbështeste një draft të hartuar në Tiranë”, shtoi Berisha.

Me anë të draftit të Aleksandër Vuçiç, sipas Berishës, synohej emërimi Drejtor i Përgjithshëm i policisë së komunave, Radoiçiç.

“Në mos Radoiçicin, vrasësin tjetër të Oliver Ivanoviçit apo ndonjë tjetër kriminel serb, në mënyrë që të organizonte kryengritje dhe të manipulonte serbët në Kosovë, siç bëri Radoiçiçi në Banjskë. Mendoj se draftin ia publikuan për të bindur shqiptarët se drafti është krejt tjetër, për të përgënjeshtruar Ramën, tregon edhe njëherë se Rama është kryekëput në funksion të padronit të tij Vuçiç.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni