Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për përplasjen fizike mes deputetëve të opozitës Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Braçe shkruan se nga si pasojë e "revolucionit" të paralajmëruar nga Rithemelimi, po ushtrohet dhunë edhe ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.
Reagimi i Erion Braçes në Facebook:
"Revolucioni nuk e paska pushim sot. Po çintegron Komisionin e Integrimit! Dhunë tërësisht fizike, një për një, mbi çdo deputet, përfshi dhe deputetët e partisë së tyre! Shiheni milicinë fashiste në aksion!" (A2 Televizion)