Refugjatët në Shqipëri, Berisha: SHBA kërkoi të sillte irakianët, por refuzova

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 12:26 | Politikë

Refugjatët në Shqipëri, Berisha: SHBA kërkoi të sillte

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka përsëritur qëndrimin e tij, se “beteja e nisur nga opozita” është pa kthim.

Duke komentuar pengimin e jetës parlamentare, kreu i grupit të Rithemelimit theksoi se çdo qytetar duhet ta ketë të qartë që po bëhet gjithçka për ta.

Poll

“Kanë një muaj që protestojnë për qytetarët. Poshtërim për çdo qytetar, që i mohon të drejtat bazë të Kushtetutës. Prapa atij grumbulli të karrigeve duhet të shohin feniksin që po ngrihet nga hiri për të mbrojtur të drejtat e tyre”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, kreu i qeverisë Rama nuk e lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare që kërkon opozita pasi “druhet se mund të dalë i zbuluar.”

Ndërsa, duke u ndalur te marrëveshja me Italinë, Berisha deklaroi se ai nuk është për protesa, pasi kontributi i Italisë ndaj shqiptarëve është i madh. Por, ai shtoi se marrëveshja nuk vlen.

Ish-kryeministri tregoi edhe se diçka e ngjashme i është kërkuar nga SHBA-ja gjatë kohës së luftës në Irak, kërkesë që ai thotë se e ka refuzuar.

“Kur më është kërkuar një facilitet i tillë nga aleati kryesor strategjik gjatë kohës në Irak, unë me gjithë mirënjohjen, nuk e kam pranuar. Janë kryer operacione të tjera nga më sensistive, por këtë nuk e kam lejuar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos