Kërkojnë më shumë fonde, mazhoranca bujare me SPAK, por jo me zgjedhjet

Nga Ervin Koçi
10 Nëntor 2023, 15:25 | Politikë

Aksioni opozitar detyroi kryetarin e SPAK Altin Dumani të paraqitej në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve virtualisht.

Rendi i ditës parashikonte shqyrtimin e buxhetit për disa institucione, ku fondet e akorduara nga qeveria, nuk kënaqnin pritshmërinë e tyre.

Krahas godinës së re, Struktura e Posaçme kishte merak edhe pagesën paraprake të orëve shtesë gjatë 2024, mesa duket bazuar në parashikimin për një vit pune tepër intensiv.

Këtë bujari që tregoi ndaj dy kërkesave të SPAK-ut, mazhoranca nuk e reflektoi edhe KQZ-në.

Ilirjan Celibashi kërkoi që financimin përzgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 ta marrë që në vitin 2024 nën argumentin se teknologjia dhe vota e emigrantëve kërkon kohë për t’u implementuar.

Votimi elektronik kushton 3.9 miliardë lekë. 145 milionë lekë platforma e regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit.

Të dyja këto çështje kërkojnë më parë vendimmarrje politike, si për të shtrirë votimin dhe numërimin elektronik në disa qarqe ashtu edhe për krijimin e kushteve ligjore për votimin nga jashtë.

Ndaj deputetët nuk shfaqën gatishmërinë për ta përmbushur financiarisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos