Kreu i SPAK, Altin Dumani, është duke vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të administratës Biden.
Gjatë ditës së fundit, ai është takuar me ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe ish-ambasadoren Yuri Kim.
Zyrtari amerikan ka postuar foto në rrjetet sociale të këtij takimi ku shpreh edhe njëherë angazhimin e SHBA-së për të mbështetur reformën në drejtësi.
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, shkruan Jim O’Brien në X.
(A2 Televizion)