5 vite pa banesë, të punosh në pension për të paguar qiranë e strehimit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 12:35 | Aktualitet

Tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019, e bënë të pabanueshme banesën me qerpiç të pensionistes Naxhie Leka, 64 vjeçe nga lagjja “Kadri Qysri” të Lushnjës.

Që prej asaj kohe jeta e pensionistes që jeton e vetme, është vështirësuar së tepërmi. E detyruar të jetojë në një tjetër banesë me qira, ajo tregon se nuk po arrin dot të përballojë më jetesën edhe pse detyrohet të punojë në të zezë.

Ta pyesësh se si e përballon më shumë se sa fjalët përgjigjen e kupton nga lotët. Maksimumi që i kërkon bashkisë së Lushnjës është t’i mundësojë një strehë që të jetojë si një pensioniste.

Ndërkohë burime pranë bashkisë së Lushnjës jashtë kamerës shprehen se kanë bërë vazhdimisht kërkesë për fonde në drejtim të Ministrisë së Financave si edhe fondacioneve të ndryshme për sistemimin e 64-vjeçares, por edhe disa familjeve të tjera që aktualisht po trajtohen me bonus qiraje. Por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos