Berisha kërkon të marrë pjesë në Kuvend, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit

Nga Armand Bajrami
8 Shkurt 2024, 14:34 | Politikë

Berisha kërkon të marrë pjesë në Kuvend, GJKKO shqyrton

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në parlament.

Përmes avokatëve, Berisha ka ankimuar në gjykatë vendimin e SPAK, që i refuzoi kërkesën për leje.

Herën e kaluar, seanca u shty për shkak të mosnjoftimit për seancën të ish-kryeministrit.

Që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, nën hetim për aferën "Partizani". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos