A do jetë te protesta e Berishës? Basha: Ftesa s’bëhet duke folur nga ballkoni i Papës, por të ulemi në tryezë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 12:08 | Politikë

A do jetë te protesta e Berishës? Basha: Ftesa s’bëhet duke

Sali Berisha ka thirrur më 20 shkurt një protestë, por ajo që është e sigurt është fakti që Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk do të marrin pjesë. Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, duke thënë se qëllimi i asaj protestë nuk është rrëzimi i qeverisë, por për të treguar se kush është “opozita e vërtetë”, e nga ana tjetër hodhi sulme të ashpra në drejtim të Sali Berishës.

“Nëse donte të bënte një protestë, kjo nuk bëhet duke folur nga ballkoni i Papës, kjo po bëhet duke u ulur bashkë, për ca do protestojmë, kush do të bashkohet, nuk e kanë bërë, po japin urdhrat nga kati i tetë. Çfarë qëndrimi do të kemi me njerëz që po luftojnë kundër nesh, që na thanë tradhtar, ti se ke mendjen në protestë, po ça llokmash të kapësh nga opozita, opozita e ka betejën me një pjesë të saj më shumë sesa me qeverinë”, tha Basha.

Këtë deklaratë, ai nuk e konsideroi si një zbutje të qëndrimit të tij, por thotë se pret një reflektim nga ana tjetër e opozitës.

“Ftesat e mia kanë qenë konstante, prej 9 shtatorit 2021, nuk jemi futur për shkak të qëllimeve të mia, por sesi i kanë interpretuar, nuk jam unë që po ndryshoj diçka, por shpresoj që ata që na kanë futur në këtë trajektore të vijnë një moment dhe të thonë ku po shkojmë”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë