Sali Berisha ka bërë me dije se bojkoti i opozitës do të vijojë, e ndërsa ka paralajmëruar mosbindje civile. Kjo mos bindje civile, sipas Berishës do të jetë e shtrirë në të gjithë aspektet, duke u shprehur i bindur në fitoren e saj.
“Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, tha Berisha.
Ndërkohë, ish-kryeministriflet për ndryshime në qeveri Rama. Në daljen për mediat, ai tha se këto ndryshime po ndodhin për shkak se synohet konsolidimi i krimit. Në vazhdën e kësaj deklarate, konfirmim i asaj që sa po tha, është emërimi i Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme.
“Ndërkohë po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.
Unë u thashë ju, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht e rendit te krimi. Por tani, po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve, në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë”, përfundoi Berisha.