KQZ vendos për mandatin e Hajdarit! Avokati: S’e prek “dekriminalizimi”! Rithemelimi: Pse e fshehu?

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 12:15 | Politikë

KQZ vendos për mandatin e Hajdarit! Avokati: S’e prek

Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, po diskutohet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, nëse do të shkarkohet ose jo nga detyra pasi ka fshehur një dënim në Greqi.

Mbrojtja e Hajdarit, tha se ky dënim me 4 muaj burg, që më pas u konvertua në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Për rrjedhojë, sipas avokatit, nuk ka asnjë arsye që Hajdarit t’i ndërpritet mandati.

“Në vlerësimin tonë nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin dhe çfarë pretendohet nga këto persona, rezulton që në vitin 1999, ku Hajdari ishte 16-vjec është kapur nga grekët për kalim të paligjshëm të kufirit. Nuk e prek ligji i dekriminalizimit”, tha avokati mbrojtës.

Mirëpo, avokatët e Rithemelimit, pretendojnë se mandati duhet ndërprerë menjëherë, pasi sipas tyre nuk ka rëndësi masa e dënimit, por për faktin pse nuk është deklaruar.

Kreshnik Hajdari rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën ai nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit. Hajdari u dënua me 4 muaj burg. Ky dënim u konvertua në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit. Mirëpo, ai ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos