Korreshi: Vijojmë me bojkotin, opozita duhet të respektojë veten

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 20:53 | Politikë

Korreshi: Vijojmë me bojkotin, opozita duhet të respektojë veten

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se opozita do të vijojë me bojkotin e Parlamentit, pasi, sipas tij, kjo është një çështje respekti për veten.

“I kemi provuar të gjitha rrugët diplomatike e institucionale, kemi provuar edhe Gjykatën Kushtetuese. Duhet të jemi në Parlament, është e vërtetë. Unë do të doja të flisja për buxhetin dhe për ato që shqetësojnë qytetin tim, Lushnjen. Opozita duhet të përdorë edhe komisionet hetimore. Kjo është një nga kauzat për të cilat po protestojmë. Normalisht, kaosi brenda opozitës i bën fajde mazhorancës. Ne si opozitë do të bëjmë mbledhje grupi parlamentar çdo ditë dhe të gjitha opsionet mbeten në tavolinë. Do të vazhdohet me bojkot deri në uljen e mazhorancës për të riparë të gjitha kërkesat e opozitës”, tha Korreshi

Deputeti demokrat shtoi se Parlamentit “duhet t’i kthehet normaliteti, por në të njëjtën kohë opozita duhet të respektojë edhe veten”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi