Rama në Pogradec flet për PD: Demokratët nuk dalin në protestë, ata hyjnë nga dritarja

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 20:34 | Politikë

Rama në Pogradec flet për PD: Demokratët nuk dalin në

Kryeministri Rama mblodhi asamblenë socialiste të Pogradecit për t’i folur për buxhetin e vitit 2024. Rama foli për drejtësinë duke thënë se nuk ka më të paprekshëm.

Sa i përket protestës që opozita po zhvillon në parlament, kryeministri tha se ajo është një pengesë që socialistët duhet ta kalojnë përditë për të qeverisur më mirë dhe për të rritur pagat.

“Kur kanë qenë ata në pushtet, që drejtësia ishte farsë komplet, e telekomanduar, sot nuk është. Natyrisht që ka plotë gjëra që mund të diskutojmë, por ky është fakt. Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm.

Demokratët, flas për njerëzit, në rregull janë, nuk shkojnë më nëpër protesta dhe të tjerët futen nëpër penxhere. Kundërshtarët tanë janë pengesat që ne duhet të vazhdojmë të kapërcejmë për të vazhduar të rritin pagat, pensionet, investimet, mundësitë dhe për ta bërë këtë pa rritur asnjë taksë”, u shpreh Rama.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani