Vendimi i Gjykatës, reagon PD zyrtare: Provon që Lulzim Basha është kryetar

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 18:04 | Politikë

Vendimi i Gjykatës, reagon PD zyrtare: Provon që Lulzim Basha

Teksa kryetari Lulzim Basha ndodhet në Londër ku po prezanton nismën për votën e emigrantëve dhe listat e hapura, PD-ja zyrtare ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Tiranës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina shprehet se vendimi i sotëm, provon në fakt që Basha është kryetar i PD-së.

Karabina flet për një deklaratë të parapërgatitur "me qëllim deformimin e të vërtetetës". 

"Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar. Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime." 

Sipas saj, çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së.

"Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statuti, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues." 

PD e Bashës akuzon grupimin e Sali Berishës se po bashkëpunon me socialistët dhe se në aksionin e nisur në javët e fundit janë bashkë.  

"Aleanca e kullave po bën gjithçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot. Ky gjyq, në fakt, i nxori sërisht zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAKUT."

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani