BE do hapjen e kapitujve të parë me Shqipërinë që këtë vit, por Greqia na bllokon

Nga Xhevahir Qardaku
13 Nëntor 2023, 19:52 | Politikë

BE do hapjen e kapitujve të parë me Shqipërinë që

Bashkimi Europian është gati të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor në bllok. Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhej, tha se synimi i Brukselit është që ta hapë kapitullin e parë të negociatave me Shqipërinë deri në fund të këtij viti.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat për në BE”, shkruan zyrtari pas një takimi me ministrin e jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Megjithatë “Kathimerini” raportoi dy ditë më parë se Greqia ka refuzuar të miratojë një letër të përbashkët nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për paketën e parë të kapitujve të negociatave të BE-së me Shqipërinë. Raportohet se ky vendim nga Athina lidhet me çështjen Beleri.

Ndërkohë, në kryeqendrën europiane është mbajtur edhe takimi mes ministrave të jashtëm të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor.

“Ne dëshirojmë që ta avancojmë integrimin e rajonit në procesin tonë të vendimmarrjes, përfshirë në politikat tona të sigurisë dhe ato të jashtme, që përpara pranimit”, njoftoi përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme, Josep Borrell.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu