Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Greqia veto për integrimin në BE për “Belerin”? Rama: S’i druhem asgjëje

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 13:05 | Politikë
Greqia veto për integrimin në BE për “Belerin”? Rama:

Raportet diplomatike me Greqinë duket se nuk janë në nivele të larta, të acaruara për shkak të arrestimit dhe për rrjedhojë edhe mosbetimit të Fredi Belerit, si kryebashkiak i Himarës.

Mes kërcënimeve nga ana e Athinës zyrtare se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pashqetësuar. Ai tha se nuk i druhet një skenari të tillë, sipas së cilit për të është shumë më e rëndësishme testi i SHELL në Shpirag.

“Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama.

Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje” , për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj.

https://a2news.com/2023/08/22/shqiperia-mungoi-ne-takimin-ballkanik-kathimerini-rama-nuk-u-ftua-pasi-kaloi-kufirin-me-ceshtjen-beleri/
https://a2news.com/2023/08/21/gjkko-le-ne-burg-belerin-reagon-mepj-greke-shqiperia-po-shkel-ligjet-e-se-drejtes-evropiane/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi