Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Rama: Nafta e gjetur në Shpirag me cilësi të njëjtë me atë premium në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 12:13 | Politikë
Rama: Nafta e gjetur në Shpirag me cilësi të njëjtë me

Komunikimin e parë me mediat pas pushimeve verore Edi Rama zgjodhi ta bëj me një lajm të madh, por të vjetër. Kryeministri tha për të disatën herë se në Shpirag të Beratit është gjetur naftë dhe gaz, por nxjerrja në sipërfaqe nuk është ende e sigurt pasi ndodhet 6 kilometra nën tokë.

“Së pari një herë, ne ndihmën e zotit, duhet ta them, testi të jetë i suksesshëm. Fluksi i produktit të jetë i lartë dhe të ketë nën vete një presion të qëndrueshëm edhe të jetë i mjaftueshëm për të justifikuar këtë investim kolosal....nafta njësoj si ajo Premium e Arabisë Saudite”, tha Rama.

Në janar pritet të jepet përgjigja finale nga kompania SHELL. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar qeverinë shqiptare që të mendojë se si do të shpenzohen paratë që hipotetikisht do të përfitojë.

“Nuk do të them se çdo njëri do të marrë një kovë me naftë apo një dorë me lek, por kjo do të impaktojë pensionet, bilancin e pagesave të Republikës së Shqipërisë, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqenien e fëmijëve tanë sepse ato do të jenë përfituesit më të mëdhenj”, shtoi kreu i qeverisë.

Sipas të dhënave të qeverisë, nafta e Shpiragut mund të impaktojë ekonominë shqiptare me më shumë se disa qindra milionë euro në vit dhe do të ulë çmimin e karburantit në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

“Rastin e këtyre kontratave është e dakordësuar që të jetë 10 % renta minerare mbi produktin, ndërkohë tatim-fitimi është në masën 50% i dakordësuar. Nga ana tjetër, kemi bonusin e prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë siç e  thashë; 750 mijë dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi; 1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që janë dhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çka është më e rëndësishmja për qeverinë, është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate. Çfarë presim nga prodhimi? Ne kemi rënë dakord që pavarësisht se ne kemi një parashikim të shifrave dhe skenarësh nga Shell, por kemi rënë dakord me kompaninë duke qenë se ata e kanë politikë dhe ne duhet ta respektojmë këtë, që mos te deklarojmë skenarët që ata kanë marrë për bazë”, tha Balluku.

Mënyra e menaxhimit të nëntokës shqiptare në të shkuarën për Edi Ramën është simbol i korrupsionit, duke përmendur edhe kontrata koncesionare që thotë se e ka pasur të pamundur t’i çmontojë. Korruptive janë cilësuar nga SPAK edhe kontratat e inceneratorëve apo sterilizimit, miratuar nga Qeveria e tij, por kreu i qeverisë refuzoi që të jepte përgjigje kur u pyet nga gazetarët për to.

“Nuk i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk jemi këtu për këtë”, përfundoi Rama.

https://a2news.com/2023/08/22/zbulimi-i-rendesishem-ne-shpirag-rama-pritet-testi-perfundimtar-po-punojme-per-fondin-sovran/

https://a2news.com/2023/08/23/rama-ne-shpirag-eshte-gjetur-nje-rezerve-e-madhe-gazi-e-nafte-e-cilesise-me-te-larte/

A2 CNN Livestream

A2 Business