Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta kundrejt qeverisë duke thënë se është e lidhur ngushtë me krimin. Në tryezën e debatit të quajtur “Pushteti i Krimit”, Berisha tha se bandat kriminale janë tashmë në çdo hallkë të qeverisë, që nga ligjet në parlament, te fitimi i tenderave, apo eliminimin e kundërshtarëve.
“Krimi është i aftë të kaloj në parlament çdo ligj, të marrë në qeveri çdo vendim, të përcaktojë çdo tender, të përcaktojë çdo emërim, të nxjerr çdo leje dhe licencë, të eleminojë çdo kundërshtarë. Sot shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar shtetit, është e tëra në duart e krimit”, tha Berisha.
Në këto kushte, ai ka pasur një thirrje për opozitën. Për Berishën, në rast se opozita nuk reagon, atëherë është drejt vetëvrasjes.
“Opozita duhet të reagojë, është vetëvrasje. Jemi një shtet ku vota kthehet në krim dhe krimi në votë”, përfundoi ai.
(A2 Televizion)