Koncesioni i sterilizimit, Berisha: Ilir Beqaj u amnistua nga SPAK me urdhër të Ramës

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 12:35 | Politikë
Koncesioni i sterilizimit, Berisha: Ilir Beqaj u amnistua nga SPAK me

Shfajësimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për koncesionin e sterilizimit, Sali Berisha e sheh jo vetëm si mungesë pendese nga ana e ish-anëtarit të Qeverisë. Në një deklaratë nga selia blu, kreu i Rithemelimit tha se me reagimin e tij Beqaj mbrojti dhe 8personat që janë zyrtarisht nën akuzë. SINK–

“Me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu për vete dhe aspër bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, asnjë përgjegjësi apo faj për vjedhjen e dytë të shekullit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri deklaroi se nuk është i kënaqur me hetimet e SPAK, pasi siç thotë ai ish-ministri i Shëndetësisë është amnistuar nga organi i Akuzës, me urdhër të Edi Ramës. “Në deklaratën e tij, Beqaj, i shpëtuari i SKAP-it të partisë, u tha shqiptarëve se afera nuk është koncesion, por PPP. Ai u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij dhe duket se këtë gjë ka deklaruar edhe në SKAP-in e partisë dhe ky i fundit bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi si në rastin e Erion Veliajt, amnistinë e tij”.

Duke e konsideruar koncensionin e sterilizimit si vjedhjen e dytë më të madhe të shekullit, Berisha edhe njëherë u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë. “PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama”.

Mos gjetjen pranë Ministrisë së Shëndetësisë të kontratës origjinale nga Prokuroria e Posaçme, ish-kryeministri e quajti skandal dhe shtoi se kjo bëhet qëllimisht për të manipuluar hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos