Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

“Qeveria më e korruptuar e 100 viteve”, Bardhi: Ishte SHBA dhe PD që nuk e lanë SPAK-un në duart e Ramës

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 15:40 | Politikë
“Qeveria më e korruptuar e 100 viteve”, Bardhi: Ishte SHBA dhe

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar te Partisë Demokratike, deklaroi se Rama u ka dhënë shqiptarëve qeverinë më të korruptuar në 100 vite. Sipas tij, po të mos ishin ndërkombëtarët do kishim një SPAK me prokurorë e gjyqtarë të certifikuar prej kryeministrit e që do i përgjigjeshin atij.

“Ishte ndërhyrja e SHBA që mbajti larg duart e qeverisë nga drejtimi i SPAK. Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, do të emëroheshin në detyrë pas certifikimit nga Drejtoria e Sigurimit të Iformacionit të Klasifikuar, institucion në varësi të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që i dha të drejtë opozitës dhe e konsideroi të papranueshëm një parashikim të tillë'', sjell në vëmendjen Bardhi.

Ai akuzon Ramen se për të mbrojtur Ilir Beqajn, ministri që firmosi koncensionin, e mban drejtor të fondeve publike. Bardhi deklaroi se kreu i qeverisë nuk ka asgjë në dorë për të ndaluar drejtësinë e re te veprojë. 

A2 CNN Livestream

A2 Business