KQZ nuk i heq mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 12:32 | Politikë

KQZ nuk i heq mandatin kryetarit të Bashkisë së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk i heq mandatin, kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Vendimi është marrë ditën e sotme, ku në arsyetimin e tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se vepra penale për të cilën Hajdari është dënuar (kalim i paligjshëmni kufirit në Greqi” nuk është shkak për të mos u zgjedhur apo emëruar në një funksion publik.

“Neni 5 të këtij ligji, pika 1 është përcaktuar, personat e parashikuar nga ky ligj, pra subjekte që i nënshtrohen veprimit të këtij ligji, duhet të plotësojnë një formular ku deklarojnë mosekzistencën e shkaqeve për të mos u zgjedhur ose emëruar. Pra detyrimi i këtyre subjekteve është për të deklaruar shkaqet që e ndalojnë atë të marrë një funksion publik, nëse shkaqet mungojnë nuk ka asnjë detyrim për subjektin në fjalë të deklarojë, çdo gjë tjetër që nuk përbën shkak për të marrë një funksion publik. Hajdari ka paraqitur formularin e deklarimit, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penalo administrativ, në një kohë të caktuar të zhvilluar në Greqi dhe në vlerësim të tij, kjo ka qenë e panevojshme ose e ka harruar nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë, kjo e dhënë nuk përbën tashmë e certifikuar edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprën penale që ka marrë vendimin. Ngelet diskutimi, për faktin që nuk ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga Institucion që prej 2020 kur unë jam në këtë detyrë, ne kemi mbajtur qëndrimin, që nuk ka detyrim subjekti deklarues, për të paraqitur rrethana ose shkaqe që nuk e ndalojnë atë të marrë vendimin.”, tha Celibashi.

Avokatët mbrojtës të “Rithemelimit” argumentuan më herët se mandati duhej ndërprerë menjëherë, pasi sipas tyre nuk ka rëndësi masa e dënimit, por për faktin pse nuk është deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit”. Mirëpo, ky qëndrim i tyre nuk u mor për bazë.

Kreshnik Hajdari rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën ai nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit. Hajdari u dënua me 4 muaj burg. Ky dënim u konvertua në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Denoncimi për Hajdarin u bë nga Partia e Lirisë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën në prill 2023. Mos ndërprerjen e mandatit, Lefter Maliqi, kundërshtar i Kreshnik Hajdarit në 14 maj, e ka cilësuar si të turpshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos