Berisha me kryesinë e Lezhës: Takoni sa më shumë qytetarë, fitorja në duart tona

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 18:51 | Politikë

Berisha me kryesinë e Lezhës: Takoni sa më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Kryesinë e Lezhës ku u kërkoi takim me sa më shumë qytetarë. Lideri i selisë blu pohoi se çdo takim duhet të jetë në frymën e bashkimit. Ndërkohë një përgjigje pati edhe për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Është në dorën tonë, në dorën e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, fitorja. Nuk ka gjë në botë që mund ta ndalë, përveç vetes tonë. Të bëjmë gjithçka për të takuar qytetarin. Ditë e natë në takime, bisedë, sqarime. Ka plot që kanë një zinxhir vërejtjesh, të ulemi me ta. Shiko çfarë ndodh atje në krahun tjetër ku nuk pipëtin asgjë, thika dhe pyka çdo natë kundër njëri-tjetrit. Kush ja çoi Erion Veliajt ato, se thotë mi çoi Berisha. Shiko çfarë denatyrimi njerëzor. Edhe ja ka çuar, pa vendim dhe thotë ma bëri Berisha”, u shpreh kreu demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos