“BE nuk dhuron asgjë”, Rama: Nuk është as gazetë gjermane dhe as emision skandalesh italian

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 18:06 | Politikë

“BE nuk dhuron asgjë”, Rama: Nuk është as gazetë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

“BE nuk fal asgjë, nuk dhuron asgjë. Kur vjen puna te standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një shtet nuk ka as gjeopolitikë, as luftë, as kriza, meqë po ndodhin gjërat e tjera, hajt të bëjmë këto të tjerat. Kjo është aq e vërtetë sa edhe Ukraina kur vjen puna te hapat e BE-së duhet të bëjë çdo detyrë një për një dhe nuk bëhet anëtare pa i plotësuar ato detyra sipas standardeve të BE-së. Dhe unë me zemërgjerësi e citoj, po kjo është arsyeja se ky proces është një bekim për ta ndërtuar Europën këtu, kjo është arsyeja pse është fat që jemi në qendër të Europës dhe jo në Afganistan, sepse siç ka komisioni i posaçëm linjë ekspertësh që sjellin dokumentin e përbashkët për fusha të ndryshme dhe i japin vlerën e plotë që ka vendi të dijes, një burim dije për mënyrën si ndërtohet shteti i të drejtës që nuk e ka askush e nuk gjendet askund tjetër në BE. Kjo na jep mundësinë që jo vetëm ta ëndërrojmë, por edhe ta ndërtojmë shtetin e të drejtës”, tha Rama, shkruan A2.

“Sot Shqipëria zë vendin e parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e eficencës, transparencës dhe integritetit. Dhe për të arritur këtu, BE-ja që nuk është gazetë gjermane, por institucion me lupë, përdor një instrument, ekspertë që analizojnë vendet, i njëjti instrument që u përdor më parë dhe kur ishim ne në qeveri dhe s’i ka thënë këto që thotë sot. Ka thënë gjëra shumë më të pakënaqshme. Shqipëria është e para, prokurimet publike janë aty ku dhe BE nuk na ka vendosur piketa të ndërmjetme, sepse e konsideron një sistem europian, sado e çuditshme t’u duket atyre që e nisin ditën, e vazhdojnë dhe e përfundojnë me korrupsionin, një në tre fjalë kanë korrupsionin dhe e përdorin këtë fjalë pa u menduar dy herë. Nuk flas vetëm për ata që ngrenë akuza në rrugë, por edhe për ata që na duan të mirën. A është e drejtë kjo? Një fakt tjetër, pastrimi i parave. Del indeksi i Bazelit, që nuk është gazetë gjermane apo emision skandalesh italiane, e thotë që Shqipëria ka bërë në luftën kundër pastrimit të parave një progres ku në tabelën e klasifikimit janë nja 7 a 8 vende të BE-së që janë nën Shqipërinë. E thonë ata, qoftë për prokurimet publike, qoftë dhe për të dytën, unë e di shumë mirë ku bazohen ata, se ne i referohemi fakteve e jo perceptimeve”, shtoi kryeministri Edi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos