“Lufta kundër korrupsionit përbën thembrën e Akilit në përpjekjet tona për të ndërtuar një vend me ekonomi të fortë dhe shoqëri me drejtësi sociale e solidaritet njerëzor”. Kështu u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, i cili zhvillohet me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
“Qëllimi final i qeverisë është mirëqenia e qytetarëve, por korrupsioni është pengese për arritjen e këtij qëllimi. Lufta kundër korrupsionit përbën thembrën e Akilit në përpjekjet tona për të ndërtuar një vend me ekonomi të fortë dhe shoqëri me drejtësi sociale e solidaritet njerëzor. Arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit janë të dukshme dhe të matshme dhe janë vlerësuar nga të gjitha raportet dhe janë të dukshme në jetën e përditshme të qytetarëve. Mjafton të kujtojmë pak vite më parë sesi stendat ku merreshin shërbime ngjanin me hekurat e burgut, sesa me vendet ku merreshin shërbime. Koha kur paguhej për një certifikatë ka mbaruar. Mjaft sektorë vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga korrupsioni. Perceptimi për korrupsionin është në një shkallë edhe më përtej”, u shpreh Spiropali.
Por sipas asnjëherë më parë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë kaq funksional dhe më i pavarur sa tani.
“SPAK dhe GJKKO ka dëshmuar se koha e të paprekshmëve në këtë vend ka përfunduar gjithmonë. Të pandëshkuarit e djeshëm dhe të sotëm e dinë mirë se do ta kthejnë sheqerin e grabitur dhe do mbeten me shapin e ndarë prej tij. Por pa mburojë gjithfarë politike ca të mbuluar kokë e këmbë nga mburojat politike, por të gjithë të vetëdijshëm se një pushtet i tillë i kthyer publikut. Asnjëherë më parë si tani sistemi i drejtësisë nuk ka qenë kaq funksional, më i pavarur sa tani. Po çon në ikje pa kthim të kulturës së pandëshkueshmërisë”, vijoi Spiropali.
Kryeparlamentarja theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është plotësisht i arritshëm deri në vitin 2030, teksa përsëriti se është një proces i bazuar në meritë deri në fund.
“Anëtarësimi në BE do jetë proces si bazuar në meritë, askush nuk na ka falur gjë, askush nuk na ka falur dhuratë dhe askush nuk pret dhuratë nga Brukseli. Është proces meritë që duhet merituar deri në fund. Është proces transformues jo vetëm i kuvendit, institucioneve por i gjithë shoqërisë shqiptare. Kuvendi po tenton sa mundet që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve që do jenë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Po vijojmë punën për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor”, tha Spiropali.
(A2 Televizion)