Fshehtësia e votës, ambasadori i OSBE në Tiranë: Problem, shitblerja dhe votimi në grup

Nga Anesti Barjamemaj
11 Dhjetor 2024, 14:47 | Politikë

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Mishel Tarran, deklaroi se problem në Shqipëri mbetet shit-blerja e votës, votimi në grup. Sipas tij roli i Policisë së Shtetit mbetet thelbësor në ruajtjen e rendit, parandalimin e presionit dhe trajtimin në kohë të çdo shkeljeje të mundshme gjatë procesit zgjedhor.

“Fshehtësia duhet zbatuar për të gjithë procedurën – dhe veçanërisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë. Si rrjedhojë, procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit.

Këto raporte venë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale, rastet e përhapura të votimit në grup dhe ato të votimit me përfaqësim, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë qendrave të votimit, përpjekjet për të ndikuar tek ta, si dhe probleme e tjera me fshehtësinë e votës”, tha Tarran, raporton A2 CNN.

“Roli i Policisë së Shtetit mbetet thelbësor në ruajtjen e rendit, parandalimin e presionit dhe trajtimin në kohë të çdo shkeljeje të mundshme gjatë procesit zgjedhor. Ndërkohë, partitë politike duhet të veprojnë me përgjegjësi në ndërveprimet e tyre me zgjedhësit dhe të trajnojnë komisionerët dhe zyrtarët partiakë për të dekurajuar veprimet që mund të cenojnë integritetin e votës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos