3 mesazhet e Ramës me fjalët e Arbën Xhaferrit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 19:37 | Politikë

3 mesazhet e Ramës me fjalët e Arbën Xhaferrit

Në morinë e fjalëve të mendimtarit dhe politikanit shqiptar Arbën Xhaferri, kryeministri Edi Rama, zgjodhi 3 prej tyre për të përcjellë mesazhet për popullin shqiptar në të gjitha trojet dhe për Ballkanin. Fjalën e tij në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, kreu i qeverisë shqiptare e nisi me integrimin për të treguar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve, që sipas tij e ka thënë edhe Arbën Xhaferri.

"Arbën Xhaferrin e pyesin cila është ëndrra më e madhe? Dhe ai përgjigjet: ëndrra më e madhe është integrimi i popullit shqiptar në sistemin e vlerave perëndimore politike etike kulturore dhe vazhdon një fjali e thjeshtë e përbërë me fjalë që kanë domethënie të thellë dhe shumë vështirë për t’u kuptuar në tërësi dhe kjo është frikshëm e vërtetë, sepse nuk e besoj të ketë ndonjë vend tjetër në lindje e perëndim ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen vlerat e perëndimit si vlera etike kulturore. Dhe nuk besoj që ndonjë vend tjetër që e ka përshkruar më parë rrugën e bashkimit me familjen europiane ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim, dhe nuk besoj se më pak se këtu në këtë vend të gjithë këto fjalë të përdorura, njësoj si paratë gjatë një krize inflacioni ku vetëm printohen, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi”.

Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etnopolitik që i bëjnë të shohin shtrembër njëri-tjetrin. Ishte kjo një tjetër fjalë e zgjedhur nga kryeministrit për të shigjetuar jo popujt, por udhëheqjet e tyre, që sipas Ramës mbajnë të ardhmen peng të së shkuarës.

“Një tjetër fjalë e Arbën Xhaferrit që nuk besoj se ka konkurrueshmëri të mundshme për nga sinteza që përmbledh vetëm një fjali vështirësinë e popujve të Ballkanit për të kapërcyer të kaluarën si vijon: “Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etnopolitik që i bëjnë të shohin shtrembër njëri-tjetrin”. Problemi nuk janë popujt në vetvete por udhëheqjet që në vend se ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur që objektin e diskutimit dhe nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta spostojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty ku shikon syri etnostrabik dhe kështu krijohet një vazhdimësi e imponuar jo nga popujt por nga udhëheqjet për të stimuluar shikimin e së ardhmes me sytë e së shkuarës. Ndërkohë që për Shqipërinë dhe jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mënyrë të pari për të realizuar atë që Arbën Xhaferri e quan integrim në sistemin e vlerave europiane për të bërë të funksionojë si një sistem garancish e mirëqenie. Orientimi i shikimit nga e ardhmja dhe të parit të të shkuarës me sytë e të ardhmes. Kjo e bën sipas meje të mundur diferencën që me fjalë në një rendje të mahnitshme përpiqen t’ia kaloj në njëri tjetrit për të thënë që e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara, por me vepra shumica bëjnë të kundërtën e mbajnë të ardhmen peng të së shkuarës”.

Mesazhi i tretë i kreut të qeverisë shqiptare përmes fjalëve të Arbën Xhaferrit ishte hapja e perdeve dhe kapërcimi i raporti strabik etnopolitik me vetveten.

“E treta dhe e fundit që solla me vete nga fjalët e Arbën Xhaferrit; Meqë jetojmë në një botë kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptarëve u mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar. Propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar është diçka tjetër nga mbyllja e perdeve dhe të propaganduarit mes veti të gjithë asaj pjese shumë të vlefshme, të patjetërsueshme domosdoshmërisht për t’u ruajtur në mënyrë që ne të hedhim valle dhe bota matanë këtyre perdeve të dëgjojë e të tundet. Pikërisht hapja e perdeve dhe kapërcimi i këtij raporti strabik etnopolitik me vetevetvet është ajo çka Arbën Xhaferri e shkruan po ndryshe nga shumëkush që mund të shkruajë Xhaferri ka një karakteristikë tjetër që e bën atë një nga personalitete e mëdha të historisë politike e kulturës shqiptare. Kur lexon Arbën Xhaferri nuk gjen asnjë të çarë mes atyre që ai shkruan dhe atyre që ai në të gjithë jetën e vet është përpjekur të mishërojë me forcën e shembullit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos