Opinioni i “Venecias” për Xhaçkën, PS: Na dha të drejtë, Kushtetuesja nuk na detyron si të votojmë

Nga Fjorela Beleshi
10 Dhjetor 2024, 17:09 | Politikë

Partia Socialiste e ka lexuar në favor të saj opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, pak minuta pasi u publikua dokumenti, doli para mediave në një deklaratë për të treguar si e interpretojnë socialistët raportin. Sipas saj, Kushtetuesja nuk mund të detyrojë Kuvendin për ta çuar mandatin e Xhaçkës para gjykatës.

Socialistët e mbrojnë kolegen e saj me argumentin që nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën. Për këtë arsye, sipas Bushkës, nuk është një çështje për t’ia çuar trupës.

Anën kritike të këtij opinioni, mazhoranca e sheh vetëm për trupën gjykuese. Venecia, sipas Bushkës, e bën të qartë se Kushtetuesja duhet ta shqyrtonte kërkesën e 1/5 së deputetëve të opozitës, pa patur nevojë ta hedhë topin në Kuvend.

Socialistët bëjnë fajtore Gjykatën Kushtetuese që nuk respekton ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Parlamenti.

Me këtë lexim, mazhoranca duket se mundohet t’i vërë kapak debatit mbi mandatin e deputetes Xhaçka.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos