Elisa Spiropali bën propozimin: Dy salla të Kuvendit të quhen "Bashkim Fino" dhe "Gerti Bogdani", kanë kontribut

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 12:40 | Politikë

Elisa Spiropali bën propozimin: Dy salla të Kuvendit të quhen

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Sipas Spiropalit, këtë propozim e ka bërë për të nderuar emrin dhe kontributin e tyre politik, shkruan A2 CNN.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.

Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re. Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit”-u shpreh znj. Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos