Kreu i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj parashtroi në mbledhjen e sotme ecurinë e procesit për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Në fjalën e tij Xhafaj theksoi parimet mbi të cilat mbështet kjo reformë dhe
“Më 27 maj të këtij viti Kuvendi miratoi rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për mirëqeverisjen për Shqipërinë 2030 në BE. Në pak muaj kemi ndërtuar proces reformimi shumëdimensional të mbështetur në 4 parime të rëndësishme; gjithpërfshirjen, transparencën profesionalizmin dhe standardet më të mira europiane. Kemi zgjedhur rrugën më të gjatë e të vështirë, por më të sigurt për rezultat të pritshëm. Një proces që kalon përmes nevojës për analizë, skanim dhe diagnostikim të situatës dhe më pas përcaktim të nevojave për ndërhyrje me masa ligjore e institucionale dhe për realizmin e tyre. Kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe në sot mund të theksojmë aspekte kyçe”.
Xhafaj vlerësoi reformën në drejtësi si një realitet të prekshëm, si edhe kapacitetet profesionale në vendin tonë të angazhuar në këtë proces.
“Së pari në këto 10 vjet Kuvendi bëhet hapësira kushtetuese e institucionale e promotori për realizimin e dy reformave të rëndësishme shtetndërtuese. Reforma në drejtësi, realitet i prekshëm dhe reformë kaq komplekse që është tregues domethënëse për rolin reformator të kuvendit, edhe për shkak të peshës së funksioneve kushtetuese që bart. Por edhe përfshirja e misioneve të rëndësishme si faktori ndërkombëtar, institucione, biznesi, shoqëria publike etj. Pavarësisht qëndrimeve që kanë, pozicionit kritik. Vendi ynë ka kapacitete profesionale, ekspertizë e standarde dhe europiane. Rreth 70 ekspertë të nivelit të lartë të propozuar nga organizata të pavarura, janë angazhuar në këtë proces. Rreth 35% e tyre mbajnë tituj shkencore, 40% ekspertë të organizatave të shoqërisë civile dhe shumica kanë eksperiencë në fusha brenda e jashtë e brenda. Edhe 40 ekspertë të jashtëm, pjesa më e madhe shtetas shqiptarë që shërbejnë edhe në vende të ndryshme të botës, apo ekspertë ndërkombëtarë, rezultat ky i diasporës së kualifikuar”.
Xhafaja njoftoi se është në përmbyllje të analizës me dokumentin prej 700 faqesh për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, që është i pari dokument i këtij lloji me ekspertizë shqiptare.
“Ne jemi në përmbyllje të analizës me dokumentin 700 faqesh për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. I mbështetur edhe në rezultate ndërkombëtare. I pari dokument analitik i këtij lloji me ekspertizë shqiptare. Jemi në fazë konsultimi të draftit analitik. Kanë marrë pjesë 600 profesionist të fushës, institucioneve, shoqërisë civile, të pavarura, që kanë dhënë mendime dhe rekomandime me vlerë të pavarura”.
Ndërkohë nga sot, sipas Xhafajt, kanë nisur forumet qytetare, në qarqe me bisedime për qytetarët në fushën e qeverisjes qendrore dhe lokale, se si e shohin qytetarët çështje të tilla dhe se çfarë mund të bëhet me mirë në këto fusha.
“Sapo kemi nisur punën për planin kombëtar. Do i jepet rrugë edhe rekomandimeve të Bashkimit Europian në disa fusha. Mund të koordinojnë më mirë institucionet në vend e të bashkëpunojnë, të gjitha pushtetet, siç e thekson edhe progres raporti i fundit i Bashkimit Evropian”.
Xhafaj foli edhe për dyshimet që lindën në fillim për Komisionin Antikorrupsion në lidhje me reformat dhe mirëfunksionimin e të gjithë sektorëve.
“Kur e nisëm këtë proces më shumë se një vit më parë u desh të qartësoheshim mes nesh, fillimisht si mazhorancë. Edhe në bisedimet dhe diskutimet me Edi Ramën, së pari për t’u dakordësuar mes nesh për t’i dhënë rrugë projektit me reforma, që u shoqëruar edhe me dyshime dhe spekulime ku ende s’ishte bërë publik asnjë dokument i vetëm. Koha po provon të kundërtën, ashtu sikurse ndodhi edhe me reformën në drejtësi. Sepse edhe si me reformën në drejtësi ne kemi një projekt për ta realizuar për transformime të reja shtetndërtuese. Duke u përballur me këto sfida për ta bërë rrugën e lehtë të Shqipërisë 2030 në BE. Kjo është rruga jonë në interes të fëmijëve tanë, të ardhmes së tyre, për të konsoliduar demokracinë dhe shtetin e të drejtës”.
(A2 Televizion)