Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke thënë se po miraton buxhetin në një kafene, në kundërshtim me ligjin. Atë se çfarë ndodhi sot në Kuvend, ku nuk munguan sherret, Berisha tha se sot është dita më e zezë e parlamentarizmit.
“Aty po miratojnë buxhetin në mënyrën më të papërgjegjshme dhe qesharake dhe pa punonjësit e ministrisë së financave online, punë e cila do të thotë luftë ose epidemi, asnjë nga konditat nuk plotësohen, po këto nuk kanë as ligj dhe as moral, kjo ditë shënon ditët më të zeza të parlamentarizmit, opozita është në këmbë”, tha Berisha.
Ai paralajmëroi se opozita nuk do të stepet, duke mos zbuluar skenarin se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend. Ajo që dihet është se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të saj. Se cila do jetë kjo mënyrë, Berisha nuk dha detaje. (A2 Televizion)