Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Berisha, thirrje kryetarëve të degëve: Të organizojmë mosbindjen civile më të fuqishme

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 18:54 | Politikë

Berisha, thirrje kryetarëve të degëve: Të organizojmë

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit ka mbledhur pasditen e së mërkurës kryetarët e degëve në selinë blu. Ndër të tjera, Sali Berisha u bëri thirrje drejtuesve të degëve që të nisin aksionet e mosbindjes civile.

“Të organizojmë në çdo degë dhe kudo, aksione dhe veprime të mosbindjes civile ndër më të fuqishmet. Në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe gjer në përmbysjen e mobokracisë dhe rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve për të votuar të lirë,” u shpreh Berisha.

Sipas kreut të Rithemelimit, mbledhja e kësaj pasditeje ka si mesazh kryesor faktin se kundërshtari i tij politik, Edi Rama e ka kuptuar se opozitën nuk mund ta mbajë më në kontroll.

“Rivendosja e Kushtetutës, e pluralizmit, e të drejtës së shqiptarëve për të votuar të lirë, është misioni ynë, është misioni i të gjithë atyre që guxojnë.”

Berisha tha se janë të panumërt qytetarët shqiptarë që presin të organizohen në aksione kundër qeverisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani