Mediat greke: Betimi i Belerit kusht për hapjen e negociatave

Nga Fjorela Beleshi
29 Nëntor 2023, 14:17 | Politikë

Sipas mediave greke, në takimin e ambasadorëve të BE në Bruksel, Greqia e ka bërë të qartë se çështja “Beleri” është kusht për rrugën europiane të Shqipërisë drejt Unionit.

Sipas lajmit të “Kathimerini” referuar diskutimeve të sotme në Bruksel, shteti helen i ka dorëzuar BE një letër të firmosur duke e bërë të qartë se betimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është zgjidhja që Athina të mos vë veton për hapjen e kapitujve 23 dhe 24 në takimin e liderëve evropianë në Bruksel në 14-15 dhjetor.

Pas interesimit të A2CNN pranë ambasadës greke në Tiranë, përfaqësia diplomatike e Athinës zyrtare u shpreh se ende nuk ka ende asnjë informacion zyrtar mbi këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos