Gjykata e Lartë rrëzon rekursin! Alma Kaci mbetet në shtëpi

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 11:20 | Politikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin! 	Alma Kaci mbetet në shtëpi

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kacit për ndryshimin e masës së sigurisë. Togat e zeza kanë lënë në fuqi "arrestin në shtëpi" ndaj saj.

Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Në bazë të hetimeve Alma Kaçi, është personi që i ka dhënë përfitime të parregullta të Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës.

Ky i fundit pasi ka përfituar prej saj, në formën e favorit seksual,  siç u pa në video, dhe ka pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos