Në një bashkëbisedim që zhvilloi online në Këshillin e Atlantikut, ku foli për sfidat e rajonit të Ballkanit dhe perspektivën evropiane, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat.
Në një të ngjashme, temë e diskutimit u bë “Babai i Pavarësisë”, Ismail Qemali.
Presidenti dhe CEO i Këshillit të Atlantikut, Frederick Kempe e pyet shefin e qeverisë se kush është personazhi në foton pas shpatullave të tij dhe Rama me humor i thotë se është gjyshi i tij.
BISEDA:
A mundeni, meqë iu premtova ndjekësve, a mund të ndani me ne kush është personi mbi supin tuaj të majtë?
Oh... Ai është gjyshi im.
Kush është ai?
Gjyshi im. A nuk e shikoni ngjashmërinë?
Desha t’jua vija në dukje.
Ai është babai i kombit shqiptar. Njeriu që ngriti flamurin e Pavarësisë, këtu në këtë qytet, disa qindra metra larg nga ku po ju flas, në vitin 1912. Kështu që në një farë mënyrë ai është gjyshi i të gjithë shqiptarëve. (A2 Televizion)