Berisha sfidë të hapur Ramës: Të vijë të ulemi bashkë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 13:24 | Politikë

Berisha sfidë të hapur Ramës: Të vijë të ulemi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një sfidë të hapur, të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama. Mes akuzave se ky i fundit ka vjedhur miliona lekë të shqiptarëve, Berisha e fton në një tryezë, “kokë me kokë” e sipas tij t’u tregojnë se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Berisha, është i sigurt se Rama është “hajduti më i madh” i këtij vendi.

“Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. T’u tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

Në vazhdën e kësaj deklarate, Berisha thotë se kjo është arsyeja se përse Rama mohon ngritjen e Komisioneve Hetimore.

“Këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar. Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pushteti i thjeshtrit për t’u pasuruar vajza e familjes”, përfundoi Berisha.

Opozita kërkon ngritjen e 8 Komisioneve Hetimore, por që kundërshtohen nga mazhoranca. Për pasojë, opozita ka bllokuar zhvillimin normal të seancave parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos