Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Përfundon në Bruksel procesi “screening”, Hasani: Sjell Shqipërinë më afër BE-së

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2023, 10:11 | Politikë

Përfundon në Bruksel procesi “screening”, Hasani: Sjell

Ka përfunduar këtë javë në Bruksel procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening”. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministri i Jashtëm Igli Hasani, sipas të cilit, Shqipëria shënoi një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis.

“Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit”, u shpreh Hasani.

Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli