Bllokimi i gazetarëve në kufirin me Greqinë, Rama: Falenderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen, s'do i ndodhte kurrë një gazetari grek

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2024, 10:29 | Politikë

Bllokimi i gazetarëve në kufirin me Greqinë, Rama: Falenderoj

Ka nisur në Selanik, takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës. Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë adresoi një incident të ndodhur ditën e djeshme në kufirin me Greqinë, në Kapshticë ku ekipi i xhirimit të A2 CNN por dhe media të tjera shqiptare u bllokuan për orë të tëra nga pala greke pa asnjë argument. 

Rama falenderoi ministrin e Jashtëm grek për ndëryrjen dhe zgjidhjen e situatës teksa shtoi se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur dhe nuk do t'i ndodhë ndonjëherë ndonjë gazetari nga Greqia. 

Po ashtu, kryeministri bëri të ditur se do t'i drejtohet zyrtarisht shtetit helen me një kërkesë për t'i hequr statusin "non grata" gazetarit Marin Mema. 

“Për arsye të panjohura për ne. Dua të falenderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij. Dhe për zhbllokimin e një situatë absurde që kurrë nuk i ka ndodhur asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe për lirinë e informimit…Dua të besoj se ministri i Jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane, kërkesës që do ta nisim që nesër të hequr vendimin që i është bërë për të ndaluar gazetarin Marin Mema për të hyrë në Greqi...” deklaroi ndër të tjera Rama. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos