Blushi tregon qëllimin e protestës: SPAK, pistoletë në duart e Ramës për të vrarë opozitarizmin

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 18:34 | Politikë

Blushi tregon qëllimin e protestës: SPAK, pistoletë në duart

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, foli në Ditarin e Pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN për situatën politike në vend, por veçanërisht për protestën e mbajtur këtë të premte nga partia ku ai bën pjesë para dyerve të SPAK.

Blushi zbuloi qëllimin e protestës, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet ta refuzojnë SPAK-un, pasi sipas tij, është drejtësi me regji.

“Qëllimi i protestës ishte nisja e një procesi të pandalshëm të desorosifikimit të drejtësisë, që është kthyer sot në të vetmen patericë të këtij narkoregjimi. Më e rëndësishme sesa pjesëmarrja, unë do të vlerësojë mesazhet që u dhanë në atë protestë.

Ka ardhur koha që populli shqiptar të refuzojë një drejtësi me regji, e cila personifikohet për fat të keq nga një strukturë, e cila u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por u shndërrua në një strukturë që sot garanton imunitetin politik për të gjitha krimet e shëmtuara financiare, ekonomike, të kësaj qeverie. SPAK-u është kthyer sot në një pistoletë në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin në vend”, tha Blushi në Ditarin e Pasdites. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos