Vota e diasporës është vendosur në krye të agjendës politike shqiptare ku për të dytën herë brenda javës, Ilirjan Celibashi, do të raportojë përpara strukturës së dialogut për reformën zgjedhore.
I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh se çështja për të cilën politika nuk është bindur ende ka të bëjë me regjistrimin e emigrantëve, proces në të cilin palët kërkojnë më shumë garanci. “Konsistoj në aplikimin nëpërmjet internetit të votuesit që banon jashtë Shqipërisë dhe ngarkimit të disa të dhënave nëpërmjet përdorimit të disa sistemeve të identifikimit, njohjes së fytyrës, shenjave të gishtërinjve apo dokumenteve të tjera”.
Krahas regjistrimit, çështja tjetër për të cilën nuk ka ende darkordësi është mënyra se mund të votojë diaspora. Por për Celibashin, më shumë se sa mënyra ka të bëjë besimi te procesi, duke e krahasuar me rastin e Kosovës.
“Futen në një zarf, ndërkohë që të gjithë duhet ta sjellin veçmas nga njëri-tjetri. Kjo është çështje besimi. Do të duhet të ndërtojmë sisteme apo mekanizma që palët të ndjehen të sigurta.
Votimi i diasporës pa pasur nevojë që të vijnë fizikisht në Shqipëri gëzon mbështetjen e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Por a implikon legjitimitetin e zgjedhjeve pamundësimi i këtij procesi?
“Është aq antikushtetuese sa ka qenë deri dje”, thotë Celibashi. Krahas votës së diasporës, Kuvendi ka dhe një sërë aktesh të tjera që duhet të miratojë në kuadër të reformës zgjedhore për të cilën drejtuesi i KQZ-së bëri apel për një ritëm më të shpejtë nga politika. (A2 Televizion)