Qeveritë e drejtësisë, opozita akuzon maxhorancën për emërime politike në KLP e KLGJ

Nga Ervin Koçi
21 Maj 2024, 22:27 | Politikë

Qeveritë e drejtësisë Opozita akuzon maxhorancën për emërime politike Procedura për plotësimin e katër vakancave në KLGJ dhe KLP është nisur nga Kuvendi i Shqipërisë, por ky proces u atakua nga opozita si i manipuluar politikisht.

Enkelejd Alibeaj u shpreh në Komisionin e ligjeve se Kuvendi ka skualifikuar kandidatë me integritet, qëndrim ky që u mbështet edhe nga Avokati i Popullit. Në një kohë që vakancat në organet drejtuese të drejtësisë shtohen, procesi i plotësimit të tyre nuk gëzon besimin e plotë nga politika.

Opozita akuzoi procedurën e nisur nga Kuvendi për zëvendësimin e katër anëtarëve, dy në KLP e dy në KLGJ, si të ndikuar politikisht duke skualifikuar kandidatët me integritet. Deputeti opozitar vijoi akuzat duke u shprehur se qëllimi maxhorancës është të kontrollojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me qëllim ndikimin në organigramën e SPAK.

Alibeaj u desh të priste dy orë përpara se sa të merrte një përgjigje nga ana e Avokatit të Popullit, institucioni i cili sipas përcaktimeve ligjore, bën përzgjedhjen e parë të kandidatëve. Erdinda Ballanca ngriti shqetësimin e institucionet publike kishin dhënë përgjigje të ndryshme institucionit të saj dhe Kuvendit, që në finale kanë çuar në skualifikimin e disa kandidatëve.

Për plotësimin e vakancave në KLP e KLGJ, komisioni i Ligjeve ngriti një nënkomision të posaçëm ku sipas vendimmarrjes, brenda javës së ardhshme pritet t’i përcjellin Kuvendin listën e kandidatëve për votim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos