Analisti Afrim Krasniqi e cilësoi një test turin e nisur nga kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare, për të gjetur vota larg atyre që ka të sigurta nga sistemi i patronazhimit.
I ftuar në Debat, Krasniqi u shpreh se sondazhet kanë treguar se diaspora në Greqi është e prirur të votojë majtas.
“Kryeministri po bën testim. Me Shqipërinë e ka mbyllur, nuk mund të marrë më shumë nga sa prodhon sistemi i patronazhimit. Dhe ai po shikon për mundësi të reja dhe ato mundësi janë ku ai ka kapacitet. Sondazhet, studimet rezultojnë se diaspora në Greqi janë të prirur drejt së majtës. Në zgjedhjet e kaluara u bllokua kufiri dhe opozita humbi një mandat. Ndërsa diaspora e re, sidomos ajo e Londrës është e prirur të votojë djathtas”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)