“Mirë se erdhe”! Tirana bëhet gati për vizitën e David Cameron

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 18:23 | Politikë

Tirana është gati për të pritur  sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Flamujt britanik janë vendosur në Bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, teksa njësoj siç ndodhi edhe me ardhjen Antony Blinken, te Politekniku është afishur një banderolë e madhe ku shkruan “Mirë se erdhe Lord  Cameron”.

Cameron pritet të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si edhe trajtimi dhe zgjidhja e problematikës së emigrantëve të paligjshëm.

Takimi vjen pasi pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj. Cameron do ketë takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos