Shëndetësia, ende pa plan hetimor, PS-PD ndahen për 2009, dëgjesat me dëshmitarët nisin më 3 qershor

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 15:02 | Politikë

Pas dy muajsh përplasje në komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check up, Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca kanë gjetur dakordësinë për të nisur me seancat dëgjimore për dëshmitarët.

Me 3 dhe 4 qershor, të parët që do të dalin para hetimorit do të jenë audituesit e KLSH dhe nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit.

Ndërsa javën e ardhshme, deputetët e komisionit do të zbresin në terren për të parë më nga afër situatën në Spitalet e Durrësit, Shkodrës, Lushnjes,Vlorës dhe në atë të Traumës.

Edhe pse ju kane mbetur ende dy muaj kohë, socialistët dhe demokratët ende nuk kanë miratuar planin e hetimit, pasi nuk gjejnë dakordësinë për shtrirjen e hetimit parlamentar që nga viti e 2009, një kërkesë kjo e mazhorancës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi