Breshëri molotovësh protesta e tetë para bashkisë, Këlliçi: Ka nisur hetim pasuror për Veliajn

Nga Anesti Barjamemaj
21 Maj 2024, 14:55 | Politikë

Molotovi ishte kryefjala e protestës së tetë të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga herët e tjera, protesta u çel me hedhjen e molotovëve si shenjë revolte për lejimin e celebrimit simbolik të dy grave në tarracën e bashkisë.

Pas këtyre incidenteve, tubimi vijoi i qetë, por ndërprerja e energjisë elektrike për pak minuta u cilësua si provokim nga opozitarët të cilët akuzuan Veliaj se tentoi që të sabotonte protestën.

Belind Këlliçi u tha protestuesve se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj Veliajt.

Këtë herë munguan përpjekjen për të hequr gardhin rrethues dhe në kapërcim të një tubim, qytetarët u shpërndan paqësisht dhe njoftuan se të martën e ardhshme do të zhvillohet protesta e radhës kundër kryebashkiakut Veliaj.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi