“Sterilizimi” dhe “Checkup”, PS-ja e PD-ja ture të përbashkëta në disa qytete për të parë zbatimin e kontratave

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 10:20 | Politikë

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende dakordësi për shtrirjen e periudhës së hetimit prej vitit 2009 e këtej. Kjo pikë e rendit të ditës, u shty për një mbledhje tjetër.

Por të dyja palët vendosën të vijojnë me vizitat e përbashkëta në terren, për të parë zbatimin e kontratave koncensionare. Në dy javët e ardhshme, do të zhvillohen vizita në Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vlorë dhe Spitalin e Traumës.

Ndërkohë në ditët e para të qershorit, do të nisin thirrjet e dëshmitarëve. Të parët në radhë janë grupet e auditit të KLSH-së e më pas Nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit. Në vazhdim do të mbahen dëgjesa të tjera, sipas listës së dëshmitarëve të miratuar në Planin Hetimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos