Kërkesa e radhës, ku do të përqendrohet aksioni opozitar është qeveria teknike para zgjedhjeve parlamentare në 2025. E ftuar në A2 CNN, në emisionin “Debat” me Alba Alishani, Argita Malltezi ka zbuluar se partitë opozitare tashmë janë gati për ta vënë këtë skenar në zbatim.
“Misioni është i realizueshëm, i takon partive opozitare që të angazhohen në këtë kërkesë, ka një komvergim të gjerë, të gjitha partitë bien dakord në këtë pikë dhe do fuqizojnë aksionin e përbashkët në këtë pikë”, tha Malltezi.
Ajo tha se e vetmja mënyrë për t’iu imponuar qeverisë janë protestat në rrugë.
“Në rrugë, me kombinimin e të gjitha mënyrave, në parlament, aksionit të grupeve të tjera apolitike dhe duke vënë si primare veprimin në rrugë”, përfundoi ajo. (A2 Televizion)