Argita Malltezi tregon se pse Rama dhe të tijët e kanë shqetësim veshjen e bluzave “lironi liderin e opozitës”

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 21:01 | Politikë
 

E ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN Argita Malltezi u shpreh se, protesta poshtë shtëpisë së Sali Berishës është një shqetësim për Edi Ramën dhe njerëzit e tij, pasi sipas saj, e përmendin çdo ditë, flasin për të, komentohet çdo aspekt i protestës dhe çdo reflektim i saj për protestat e tjera më të mëdha.

Pse e keni bindjen që jeni bërë shqetësim për Edi Ramën dhe të tijët me rezistencën dhe protestën tuaj poshtë shtëpisë?

Sepse është e qartë, e përmendin, flasin për të, komentohet çdo aspekt i protestës dhe çdo reflektim i saj për protestat e tjera. Për shembull, jo më larg se dje diskutohej se pse e kanë shqetësim veshjen e bluzave “lironi liderin e opozitës”, diskutojnë numrat, por ajo nuk është çështje numrash, por çështje qëndrese. Është një protestë që nuk ka një programim sa individ do të sjellë çdo degë e PD, vijnë njerëz të ndryshëm, përditë, dhe kjo është një angazhim që mua më lë një mbresë të thellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos