Argita Malltezi në A2 CNN: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen “Berisha” në Strasburg

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 20:53 | Politikë

Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar në A2 CNN arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin njoftuar.

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Argita Malltezi tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut. Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Malltezi tha se procesi po zvarritet edhe me qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Malltezi në A2 CNN.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi